CAJ MENTE A08

Çaji i mentes është një ndër pijet më të shijshme e shumë i thjeshtë në përgatitje, por që mbart edhe vlera të shumta shëndetësore. Kjo bimë shërben si një nxitës i mirë në tretje, e nëse vuani nga probleme të tilla, mjafton të pini një gotë çaji mente për t’u ndjerë më mirë.Gjethet e mentes janë të pasura me antioksidantë dhe fitoushqyes që i vijnë në ndihmë stomakut dhe përmirësojnë tretjen. Gjatë stinës së ftohtë të dimrit, çaji i mentes është tejet hidratues për trupin dhe parandalon një sërë problemesh që vijnë nga dehidratimi apo ataku në zemër. Për të gjithë ata persona që vuajnë nga era e keqe e gojës, zverdhja e dhëmbëve e që paraqesin probleme me shëndetin dentar, këshillohet që të pinë këtë çaj, pasi gjethet e mentes freskojnë natyralisht gojën e luftojnë bakteret dhe inflamacionin ndaj rekomandohen kundër infeksioneve dentare.Mentoli tek mentja çel rrugët e frymëmarrjes dhe e lehtëson atë. Në lëng mund të shtoni gjethe shtesë, të cilat mund t’i kafshoni dhe të çliroheni nga kolla e sekrecionet. Aroma e fortë, shija dhe antioksidantët tek gjethet e mentes e bëjnë këtë pije ideale edhe kundër stresit si dhe janë të pasura me vitaminat C, D, E, por edhe kalcium, fosfor dhe sasi të vogla të vitaminave të kompleksit B, të cilat forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg inflamacionin.

200 L


Warning: sizeof(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/www/organicshop.al/wp-content/themes/organicwebshop/woocommerce/single-product/add-to-cart/simple.php on line 70

Warning: sizeof(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/www/organicshop.al/wp-content/themes/organicwebshop/woocommerce/single-product/meta.php on line 15