VAJ I FARAVE TE ZEZA F09

Vaj i farave te Zeza 1000L/100ml

Vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për mirëqënien, ka efekte të mrekullueshme, sidomos ndaj sëmundjeve që burojnë nga dobësia dhe inefiçenca e sistemit imunitar. Nga mjekësia moderne pretendohet se ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS apo sëmundjet tumorale.

Kërkimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe efikasiteti i vajit të farës së zezë në stimulimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohen kur merret i kombinuar me vajra të tjera, si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i karrotës, vaji i farës së kungullit, vaji i hudhrës, vaji i kamomilit, etj.

Efekte shumë të mira si suplement ushqimor me rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në periudhën e rritjes, arrihen me kombinimin e tij me mjaltin.

Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë të lartë për këtë farë. Vaji i farës së zezë përbëhet prej më shumë se njëqind substancash të ndryshme. Ai përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër mikroelementë. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.

Madje fara e zezë është një ilaç i mirë edhe në përmirësimin e memories pasi rrit fuqinë e trurit e përqendrimin. Bima çudibërëse e kombinuar me mjaltë ndihmon edhe në trajtimin e astmës, kollës e alergjive; ndërsa nëse përzihet me qumështin e dhisë bën të mundur parandalimin e sulmeve në zemër. Për të gjithë ata që vuajë nga sëmundjet e syve si skuqje, katarakt apo lotim duhet të përdorin vajin e farës së zezë pasi ka efekte të jashtëzakonshme në një kohë të shkurtër. Ndërkohë kjo bimë parandalon edhe formimin e gurit në veshka, ndikon në forcimin e dhëmbëve dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre si dhe nëse e përdorni këtë vaj në masazhimin e kokës, do të mundësojë parandalimin e humbjes së flokëve. 

1,000 L