MJALT SHQOPE J03

Mjalt Shqope i Pukes 1800L/kg

Mjalti i Shqopes  ka një shije të fortë dhe shumë vlera shëndetësore që i atribuohen antioksidantëve të pasur që ka.
Mjalti i shqopës ka një paraqitje të pazakontë. Ai ngjan si xhelatinë, deri në momentin kur përzihet. Në atë moment mjalti transformohet në shurup si llojet e tjerë të mjaltit dhe më pas kthehet sërish në xhelatinë. Trashësia e mjaltit është e lartë sa që nxjerrja e mjaltit nga hojet është tepër e vështirë. Aroma e mjaltit të shqopës ngjan me kakaon dhe karamelin, pra është shume e ëmbël . Sasia e lartë e antioksidantëve tek mjalti i shqopës ndihmon në largimin e radikaleve të lira që formohen si pasojë e reagimeve të metabolizmit dhe ndërveprimit me ndotësit e jashtëm. Largimi i këtyre radikaleve parandalon plakjen dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Eshte shume i rekomandueshem per pleq dhe femije, pasi eshte i pasur me hekur. 

1,800 L