Showing the single result
-
Djathi kaçkavall Lope H05
Djathi kaçkavall përbën një product gjithnë e më të kërkuar në tregun tonë: përdoret I freskët, në përbërje të sallatërave të ndryshme, në ...
800 LDjathi kaçkavall përbën një product gjithnë e më të kërkuar në tregun tonë: përdoret I freskët, në përbërje të sallatërave të ndryshme, në piceri, si dhe në gatime të tjera. Quhet edhe djathi I verdhë, për shkak të ngjyrës që ka. Për të përgatitur një kilogram djathë kaçkavall nevojiten: 8 litra qumësht; 1 filgjan kripë; 1 qese limontoz. Përgaditja e djathit kaçkavall bëhet në kushte të një pastërtie të kërkuar, sipas parametrave të standartit të lejuar. Për të bërë përgatitjen e djathit kaçkavall qumështi hidhet në një enë dhe vendoset që të valojë. Në momentin që qumështi vlon e vendosim limontozin dhe e përziejmë vazhdimisht. E largojmë nga zjarri dhe e lëmë për 15 minuta të pushoj. Në momentin që kemi vendosur limontozin përnjëherë fillon shpërbërja e qumështit në hirrë dhe grimca të cilat pasi të ftohen do të bëhen djathë. Pasi të largojmë qumështin nga zjarri e vendosim në një kulluese ose napë të shpeshtë dhe lidhim fort dhe i vendosim një rëndese përmbi që të shtrëngohet sa më shumë. Është me rëndësi që sa më shpejt të bëhet e gjithë kjo procedurë, aq më mirë është. Posa ta kemi vendosur në kulluese duhet të shtohet kripa dhe bëhet përzierja. Më pas e lidhim dhe e shtrëngojmë, dhe si të ketë qëndruar disa orë do të marrim djath të shijshëm që mund të përdoret për regjie të mëtejshme për tu bërë kaçkavall.
Në dyqanin “Organic-shop” do të mund të gjeni disa lloje të djathërave kaçkavall: kaçkavall dhie i stazhionuar më shumë se një vit, kaçkavall me boronicë, kaçkavall me sherebelë, kaçkavall me arra, kaçkavall pikant, kaçkavall me erëza, kaçkavall me susam, kaçkavall në formë dardhe, etj.
Product Categories
- Erëza dhe çajra A 18
- Pije alkolike N 33
- Reçel, Komposto, Gliko, Shurupe K 58
- Pije joalkolike M 10
- Fruta të thata B 19
- Fasule C 5
- Vajra esenciale, Sapun, Krem F 20
- Uthulla D 5
- Brumra G 10
- Bulmet H 18
- Mishi I 11
- Mjalti J 13
- Vaji Ulliri E 10
- Turshi, Salca, Zaire L 14
- Verëra O 9
Product Tags
Featured Products