Reçelërat, glikotë dhe kompostot, përbëjnë forma të përpunuara të frurtave e për pasojë ato mbartin me vete thuajse të gjitha vetitë pozitive të frutave me të cilët bëhen këto produkte. Për pasojë, reçelërat, glikotë dhe kompostot mund të konsiderohen edhe si “frut në formë tjetër”, që në mjaft raste konsumohet me më shumë dëshirë sesa vetë fruti nga i cili është prodhuar.
Reçelërat, glikotë dhe kompostot përveçse është shumë e shijshme, pasi i përdorim dhe lëngun dhe kokrrat e frutit rekomandohet dhe për shumë probleme shëndetësore. Trupi i njeriut nëpërmjet konsumit të reçelërave, glikove dhe të kompostove merr sasi të larta të vitaminave, karbohidrateve, proteinave, kripërave minerale dhe një sërë elementësh të tjerë të domosdoshëm për trupin e njeriut.
Reçelërat, glikotë dhe kompostot që do të gjeni tek “Organic-shop” vijnë nga prodhues me përvojë, të kualifikuar dhe që bëjnë kujdesin e duhur si në përzgjedhjen e lëndës së aprë ashtu edhe në përpunimin e tyre. Glikotë e Përmetit, reçelërat e Beratit e Kuçovës, të Pukës e më gjerë, si dhe kompostot e zonave të ndryshme të vendit, janë mundësi shumë e mirë zgjedhje për konsumatorin.