Pse këto produkte?
Janë të shumtë argumentet në favor të konsumit të përditshëm të këtyre produkteve që ofrohen në dyqanin “Organicshop – Produkte të Natyrës”, por disa prej tyre veçojmë:
- Produktet që ofrohen këtu janë të prodhuara me lëndë të parë të natyrës, të pandikuar nga zhvillimet e industrisë dhe ndotjet;
- Furnitorët janë njëkohësisht edhe prodhuesit e tyre, gjë që jep një garanci më shumë për cilësinë e produktit;
- Prodhuesit janë kryesisht manifakturistë, me prodhime jo masive e për pasojë kanë të mundur kontrollin dhe ruajtjen e cilësisë së produktit;
- Produktet e ofruara janë njëkohësisht cilësore dhe të garantuara, të shijshme dhe njëkohësisht të shëndetëshme;
- Disa produkte vijnë direkt nga natyra: kërpullat, boronicat, arrat, lajthitë, fasulet, gështenjat, bajamet, çajërat e ndryshme, frutat e thata, duke mos ndërhyrë në përpunimin e tyre përpos tharjes natyrale;
- Vezët vijnë nga fshatra të thella të vendit, ku pulat ushqehen vetëm në natyre dhe këto vezë bartin cilësitë më të larta të vezës së freskët;
- Mjalti, propolisi dhe qumështi i bletës vijnë direkt nga bletarë me përvojë dhe që njihen nga të gjithë për ndershmërinë në punë dhe cilësinë e lartë të produktit që ofrojnë;
- Vaji i ullirit vjen nga përpunuesit më të njohur në vend, të licensuar për prodhime natyrale dhe biologjike si dhe të lauruar me çmime të para si brenda ashtu edhe jashtë vendit;
- Produktet e përpunuara garantohen nga procese të kontrolluara dhe sipas praktikave më të mira të bujqësisë natyrale dhe biologjike;
- Llojet e ndyshme të djathit, të gjizës dhe të gjalpit janë produkte me lëndë të parë qumësht: dhie, lope a po deleje (të papërzier me njëri-tjetrin), të përpunuar sipas metodave tradicionale të gëshetuara me praktikat më të mira bashkëkohore;
- Lëngjet e frutave vijnë nga prodhues të mirënjohur, të çertifikuar dhe që ndjekin standartet, duke përfshirë edhe lengje të veçanta si ai i thanës, boronicës, mjedrrës, etj. por njëkohësisht mund të ofrojmë edhe lëng nga frutat e freskëta i shtryllur në vend pa asnjë shtues të asnjë lloji;
- Jufkat vijnë nga prodhues origjinalë që vazhdojnë të punojnë e jetojnë në Dibër, si të thjeshta ashtu edhe integrale, shumë të shijshme dhe origjinale;
- Mishi i terun (thatë), si dhe lloje të ndryshme të sallameve vijnë nga prodhues të licensuar për prodhime
- Recelërat, glikotë dhe kompostot vijnë nga duart e arta të përpunueseve të njohura të Përmetit, Kuçovës, Pukës e Malësisë së Madhe, të cilat garantojnë cilësi dhe vlera të larta ushqyese.
- Disa lloje të likereve: të arrës, boronice, thane e të tjera, janë prodhuar me fruta të freskëta të mbledhura në natyrën e maleve të larta, që ofrojnë veti shumë të mira ushqyese por edhe kurative.
Të gjitha produktet e sipërpërmendura dhe të tjera që do të gjeni në dyqanin tonë, vijnë të thata apo të përpunuara sipas metodave që ruajnë vlerat dhe vetitë e produkteve. Për pasojë, këto produkte janë të pasura në vitamina dhe proteina, ne sheqerëra dhe indyrna bimore, të gjitha këto shumë të tretëshme për organizmin tonë.
Nëse konsumoni këto produkte në dietën tuaj të përditëshme, duke do të garantoni të ushqyerin e shëndertshëm: do të jentoni gjatë dhe do të jetoni mirë!
Në vend që të përdorni medikamente të cilat mund të kenë efekte anësore ose janë të shtrenjta ju mund të përdorni produkte natyrale, të cilat ndihmojnë në një shëndet të mirë. Nga ana tjetër, ushqimi i balancuar ndihmon edhe në kalimin me sukses të gjendjes së stresit shëndetësor apo mendor, të sëmundjeve të ndryshme, në lehtësimin e dhimbjeve dhe deri në kurimin e plotë.