LULESHTRYLLE E EGER E PYLLIT B20
Luleshtrylle eger e Pukes 1000L/kg
Frutat e bimës konsumohen të freskëta. Ato kanë një shije të shkëlqyer. Në të vërtetë, këto fruta janë shumë delikate në krahasim me luleshtrydhen e freskët. Frutat e egra të luleshtrydhes janë plot me antioksidantë dhe sipas burimeve të AgroWeb.org, ndihmojnë në nxjerrjen e radikaleve të lira nga organizmi. Përdorimi i luleshtrydhes së egër ndihmon në parandalimin dhe zbutjen e simptomave të diabetit, kolesterolit të lartë dhe arterosklerozës. Lëngu i nxjerrë nga luleshtrydhja e egër përmban vlera terapeutike kundër gastritit. Duke qenë se fruti ka vlera anti bakteriale, dikur lëngu i frutave përdorej për të trajtuar tiroidet. Lëngu i luleshtrydhes së egër rekomandohet kundër sëmundjeve të mëlçisë si hepatiti dhe cirroza. Lëngu duhet konsumuar me stomakun bosh. Duhet të pini tri gota në ditë dhe të stimuloni aktivitetin e mëlçisë duke përmirësuar qelizat e saj. Në të shkuarën, gjethet e bimës së egër përdoreshin për përgatitjen e çajrave bimorë që rekomandoheshin kundër diaresë dhe për të shtuar oreksin. Gjethet ndjellin urinë dhe kanë vitaminë C. Por nga ana tjetër, këto gjethe kanë efekt natyror zbardhues. Lëngu i marrë nga gjethet i bën dhëmbët më të bardhë dhe nëse e aplikoni edhe në lëkurë, e zbardh atë. Luleshtrydhja e egër përfaqëson një eliksir për lëkurën, sepse parandalon rrudhat dhe e bën lëkurën më të freskët. Frutat mund t’i shtypni dhe të bëni një maskë ushqyese dhe plot të mira për lëkurën tuaj.
Mbaruar
Related Products
-
ARONIA B18
Aronia 600L/ 500g
Aronia ështe antioksidantin natyral numër një ne bote. benefitet e saj jane.
– Rritet imuniteti; Vitamina C dhe polifenolet pengojnë infeks...