MANAFERRRA B17
Manaferra te ngrira te Pukes 400L.
Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%.
Manaferrat janë fruti më i përkryer për të rënë nga pesha falë fibrave që përmbajnë dhe manganit, i cili përshpejton metabolizmin. Po ashtu, substancat që gjenden tek manaferrat ulin rrezikun për sulm kardiak si dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Manaferrat gjithashtu mbrojnë shëndetin e mëlçisë dhe parandalojnë kancerin. Disa studime kanë treguar se manaferrat janë një frut i mirë edhe për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Lëkura juaj qëndron e re dhe e freskët me manaferra falë antioksidantëve dhe vitaminave që gjenden tek to. Dietologia e njohur Lisa Dorfman thotë se një gotë me manaferra përmbush 61 për qind të nevojës ditore për vitaminë C, dhe gjithashtu ato përmbajnë shumë kalium, fibra dhe resveratrol, një substancë që gjendet edhe tek rrushi që mbron zemrën.”
Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët. Gjethet e reja mblidhen në qershor- korrik dhe thahen në hije në shtresa të holla.
400 L