Likeri është një pije alkoolike e ëmbël e pasuruar me shijen e frutave, bimëve, erërave, farërave, rrënjëve dhe nganjëherë edhe me kremëra të ndryshëm.
Fjala liker rrjedh nga fjala latine “liquifacere” që do të thotë shkrirje, tretje dhe ka kuptimin e shpërbërjes së substancës në alkol, gjë që i jep likeri një shije të veçamtë, në vartësi të frutit apo të bimës së përdorur.
Përmbajtja e alkoolit në to zakonisht është midis 15% dhe 40%.
Secili lloj likeri, ka një shije të vetën të veçantë, duke i dhënë edhe një lloj ndjesie shpitërore. Në disa pjesë të botës, likeret quhen edhe pije energjetike. Ndërsa në vende te tjera përdoret si pije e zakonshme, si aperitiv, si ilaç kurativ, etj.
Por, historia e përdorimit të likerit është e gjatë dhe dëshmitë për këtë janë të shumta. Në kohë të lashta, njerëzit i përdornin likerërat për qëllime të ndryshme. Kështu, egjiptianët, në kohën e faraonëve e përdornin likerin si një pije, duke kaluar deri në përdorim komercial. Ndërsa në Mesjetë, likeri u bë një “ustallëk” për murgjit, të cilët i përgatitnin dhe i përdornin si ilaç.
Në ditët tona, prodhimi i likerit është bërë një punë “industrie”, ku prodhohen dhe tregëtohen sasi të konsiderueshme. Në vitet e fundit, në vendin tonë janë disa artizanë të cilët kanë marrë përsipër të prodhojnë dhe ti sjellin konsumatorit likerëra cilësore, ku “tretja” e frutit në alkol behëy sipas recetave të trashëguara nga kohë të lashta. Ato janë të shijshme, cilësore dhe mjaft të shëndetëshme.
Në dyqanin tonë “OrganicShop – Produke të natyrës” mund të gjeni liker: arre, manaferre, thane, kulumbrie, boronice dhe mente. Këto janë likere të prodhuara nga “mjeshtrat” e kësaj pune, në Alpet Shqiptare, të cilët bartin aromën, shijen, cilësinë dhe janë jo vetëm të shijshëm, por edhe kurativ.
-
-
Liker Boronice
-
-
Liker Thane Dalmacia
-
-
Liker thane (2)
-
-
Liker thane
-
-
Liker me mente