Një mënyrë mjaft e mirë për të konsumuar fruta gjatë gjithë vitit është ruajtja e tyre duke i tharë. Tharja mund të jetë natyrale apo edhe nëpërmjet përdorimit të “furrave” përkatëse. Nga prodhuesit më të kujdesshëm dhe pasionantë, kemi marrë disa lloje të frutave të thata: mollë, hurmë, boronica, dardhë, e fruta të tjera, të paketuara si më vete ashtu edhe si përzierje e tyre. Për fëmijë e të rritur këto janë një alternativë mjaft e mirë krahasuar me prodhime të ndryshme komerciale që reklamohen në media dhe në treg. Frutat e thata ruajnë vlerat dhe disa nga veçoritë e frutave të freskët, por nga ana tjetër, nuk shkaktojnë dëme, siç ndodh nga konsumi i produkteve komerciale (patatina, çibukë, bakerolls, etj).