Djathi është ndër ushqimet që ne konsumojmë e që ka tretshmëri të shfaqur. Madje, studime të ndryshme tregojnë se organizmi i njeriut përdor më lehtë proteinat e djathit sesa ato të qumështit. Shumica e djathit që konsumohet është i bërë nga qumështi i pasterizuar i lopëve, deleve ose dhive. Djathi përgjithësisht përgatitet duke shtuar një lëndë fillestare të baktereve të qumështit. Këto baktere bashkohen me sheqerin e qumështit duke prodhuar acid laktik, që ndan pjesët solide nga lëngu i qumështit. Si rezultat formohet një masë e freskët, e cila lihet të kullohet. Kjo masë përdoret e freskët ose e ngrohur, e kripur, e thartë ose e lënë për t’u stazhionuar sipas tipit të djathit që do të prodhohet. Për djathërat e stazhionuara edhe enzimat kimotripsinë, që gjenden në farën e djathit, i hidhen qumështit. Për disa tipa djathi, lënda fillestare mund të përmbajë gjithashtu myqe të përzgjedhura (p.sh. myk i bardhë për djathë kamembert dhe myk blu për djathin venin blu) ose baktere që prodhojnë gazra ose aroma dhe ngjyra të ndryshme. Në djathë janë të përqendruar përbërësit më të mëdhenj të qumështit: vitaminat A, D, E dhe vitaminat e grupit B. Vitamina C, është e tretshme në ujë dhe mbetet kryesisht në hirrë. Djathi përmban edhe proteina të me vlera të çmuara, të cilat janë të domosdoshme sepse organizmi i njeriut nuk i prodhon vetë por që janë të domosdoshme në jetën e përditshme. Gjithashtu, te djathi gjenden edhe lëndët minerare, kalcium dhe fosfor ka pesë deri në dhjetë herë më shumë në djathë sesa në qumësht. Përbërja e kaliumit është pothuajse e njëjtë si te djathi ashtu edhe te qumështi, ndërsa përqindja e natriumit varet nga kripa e shtuar.
Djathi është një nga ushqimet me më shumë vlerë, por edhe pse është një paketë me vlera, shpesh është shmangur, për shkak të yndyrës së tepërt që përmban, që mund të variojë nga 50 deri 85% në maskarpone, mishavinë, etj, tek 35% në tipin çedër dhe 5 deri 10% në djathin rikota. Në ditët e sotshme disa djathëra bëhen nga qumështi pa yndyrë dhe me etiketa, ku shkruhet djathë me “yndyra të reduktuara”. Djathi i shërbyer (40 gram) është një mënyrë e mirë, për të përmbushur 2 nga 3 masat e rekomanduara për njerëzit në një ditë. Për njeriun është mirë që të konsumojë një shumëllojshmëri djathërash, duke reduktuar djathërat me yndyrë të lartë. Veçse, ju duhet të dini që djathërat me pak yndyrë dhe të butë, të tillë si gjiza dhe djathi i butë, kanë shumë më pak kalcium sesa djathërat e fortë. Gratë shtatzëna dhe njerëzit me një sistem imunitar të dobët duhet të shmangin djathërat e butë dhe me sipërfaqe gjysmë të stazhionuar, për shkak të rrezikut të infeksionit të listerias, i cili mund të ndikojë seriozisht tek fëmijët ende të palindur dhe tek njerëzit, të cilëve sistemi imunitar u është dobësuar nga sëmundja ose ilaçet.
Mos harroni, tek “Organic-shop”, ju mund të gjeni deri në 16 lloje të ndryshme djathi, duke filluar nga djathërat e fortë, të stazhionuar mire, kaçkavalle të ndryshme, por edhe gjizë me dhe pa kripë.