Propolisi është një përzierje komponentësh me natyrë aromatike e fenolike, të pasura me një numër të madh substancash të shumëllojshme mes tyre (acide dhjamore, terpene, aminoacide, vitamina, kripëra minerale, etj) ndarja e të cilave varet nga stinët e vitit, llojet e vegjetacioneve. Në mënyrë të përmbledhur, përbërësit e propolisit janë: Rrëshira e balsame 50-55% (terpene, polisakaride, acid uronik, acide aromatike, aldeid aromatik, acide dhe estere kafeike, ferulike, kumarike); Dylli 25-35%; Vaj rasencial 5-10%; Polen 5%; Substanca të tjera 5%. Sipas bimëve nga të cilat mblidhet, ngjyra e propolisit, varion nga e verdhë në jeshile (epërsia e pishës) në të kuqërremtë (epërsia e plepit) deri në të zezë (epërsia e betullës) me të gjitha ndryshimet e ngjyrës. Në të njëjtën mënyrë edhe aroma ndryshon në varësi të substancave rrëshinore të pranishme. E njëjta gjë vlen edhe për shijen nga tipikja e hidhur therëse deri në të ëmbël. Konsistenca e propolisit varet në veçanti nga temperatura e ambientit; e fortë dhe e thërrmueshme në të ftohtë, i përthyeshëm sapo ai punohet me dorë.
Propolisi është një nga ilaçet më të vjetra në botë, dhe në kohët modene është ridimensionuar, duke gjetur një përdorim të gjerë në shumë fusha. Tinkturat e propolisit (propolis i përzier me alkol) përdoret me gjerë, pasi ndihmon në kurimin e shumë sëmundjeve. Mund të përdoret direkt apo edhe si shtojcë ushqimore duke u marrë nga goja me pika direkt ose në çaj. Tinkturat e propolisit janë përdorur për kurimin e një sërë sëmundjesh, nga ato më të zakonshmet e deri ato më të veçantat. Është përdorur me sukse në kurimin e gripit, bronkit akut dhe kronik, pneumonitë e ndryshme, tuberkulozin, sëmundjet e stomakut dhe zorrët, për të ulur presionin e gjakut si një pjesë e terapive komplekse. Për gratë e grupmoshës mbi 45-50 vjeç, propolisi përdoret si shtojcë ushqimore gjatë periudhës së menopauzës për ruajtjen e imunitetit kostant si dhe kurimin e puçrrave në qafën e mitrës duke marrë 1-2 doza vjetore. Propolisi tretësirë është përdorur gjithashtu për të përmirësuar tonin e përgjithshëm të trupit, si një qetësues për pagjumësi dhe oreks të dobët. Në të njëjtën kohë, propolisi konsiderohet si një supër ilaç për kurimin e plagëve të ndryshme sidomos atyre mykotike. Antibiotik natyral, antiviral, anti-inflamator, antimykotik, antibaktrial, antioksidant, imunostimulant, antiseptik, antiparazitar etj. – këto dhe veti të tjera e bëjnë propolisin një produkt shumë të kërkuar.