Janë një prodhim tipik nga zona e Dibrës. Ato prodhohen duke u mbështetur në traditën e gjatë të banorëve vendas, dhe përbëhen nga pak lloje të lëndës së parë, por mjaft cilësore: miell nga gruri i zonës, qumësht dhe vezë, të freskëta të zonës. Jufkat e zakonshme janë të përbëra nga: miell gruri (të fortë) 74%, qumësht lope 12% dhe vezë të freskëta 14% të masës së thatë. Prodhimi i jufkave mbetet si një “ekskluzivitet” i amvisave dibrane. Por, tashmë janë disa iniciativa në formë të punishteve të cilat ofroj prodhime të larmishme dhe cilësore.