Kërpudhat janë produkte me shumë kalori dhe janë në të pasura me fibra të papërpunuara dhe proteina. Në fakt, kërpudhat përmbajnë jo shumë yndyrë dhe kalori ndërkohë që janë të pasura në vitamina. Përveç kësaj, shumë kërpudha posedojnë karakteristika multi-funksione medicinale që ndikojnë mjaft pozitivisht në shëndetin e njeriut. Kërpudhat ushqimore dikur quheshin “ushqim i perëndive” dhe të trajtohen ende si një garniturë ose delikatesë që mund të merret rregullisht si pjesë e dietës njerëzore ose të trajtohet si ushqim i shëndetshëm apo si funksione të ushqimit. Një thënie të vjetër kineze thotë se: “Ilaçet dhe ushqimet kanë një origjinë të përbashkët”. Kërpudhat përbëjnë një kategori të re me rritje të shpejtë të të ushqimit, e cilat aktualisht është gjithnjë e orientuar drejt një numri në rritje të konsumatorëve. Kërpudhat përmbajnë edhe kolinë, një component mjat i nevojshëm për gjumë të rehatshëm, funksionim të duhur të muskujve, kujtesë dhe një përqendrim të rritur. Përveç se gjenden në natyrë, ato mund të kultivohen me sukses dhe sjellin të ardhura të mira.
Studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i kërpudhave mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Fibrat, kaliumi dhe vitamina C ndihmojnë në shëndetin kardiovaskular. Kërpudhat janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, dhe përmbajnë aq kripë sa nevojitet që kaliumi të mund të veprojë dhe të ndihmojë në rregullimin e niveleve të shtypjes të gjakut dhe ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Poashtu, seleni-një element që gjendet te kërpudhat, mund ta forcojë sistemin imunitar dhe ta promovojë luftën kundër llojeve të ndryshme të infeksioneve. Fibrat dietike e luajnë një rol të rëndësishëm në kontrollin e peshës së trupit dhe punën e sistemit të tretjes dhe kështu ndihmojnë në zvogëlimin e numrit të kalorive.
Në dyqanin “Organic-shop” ju mund të gjeni kërpudha të thata, natyrale të llojit “Porcini” të mbledhura me shumë kujdes nga banorët (tashmë specialistë) të zonës së Pukës. Pastrimi, tharja, ruajtja dhe paketimi janë bërë në përputhje me kërkesat e rregulloreve përkatëse duke na ofruar një shije krejt të veçantë e majft të këndëshme.