Tek “Organic Shop”, ju mund të gjeni :
- 16 lloje të ndryshme djathi,
- 4 lloje mjalti,
- 10 lloje të glikove,
- 5 lloje të sallameve,
- 3 lloje të proshutës,
- 20 lloje të ndryshme çaji nga bimë të mbledhura në natyrë,
- 12 llojeve të reçelërave,
- 6 lloje të kompostove,
- 14 llojeve të rakive,
- 2 lloje të verës,
- 4 lloje të jufkave,
- 6 lloje të lëngjeve të frutave,
- 3 llojeve të mishit të terun,
- 6 lloje të frutave të thata,
por edhe kërpudha të thata, propolis, qumësht blete, gjalp, vaj ulliri, gështenja, arra, lajthi, fasule, miell gruri, grurë për ashure, tërshërë, e shumë produkte të tjera.
Dyqani i hapur në rrugën “Jordan Misja”, (në zonën pas Burgut), në kompleksin “Gener-2”, lehtësisht i arritshëm nga konsumatorët dhe klientët e mundshëm, është furnizuar me produkte nga “prodhues të vegjël”, nga zona të ndryshme të vendit, me lëndë të parë nga natyra, ku furnitoret janë ata vetë që merren me përpunimin e lëndëve të para dhe prodhimin e atyre asortimenteve që gjenden në dyqanin tonë.
Qëllimi ynë është që duke hyrë në treg, ti vijmë në ndihmë banorëve përreth e më gjerë që të përmbushin konceptin e ri të ushqyerit, duke sjellë tek konsumatori prodhime shqiptare, me standarte të larta, pa kimikate dhe shtesa të tjera që mund të shkaktojnë dëme në shëndetin e popullatës.
Furnizuesit tanë aplikojnë metoda tëbujqësisë natyrale, duke shfrytëzuar elementët e natyrës, duke mbledhur e përpunuar bimë nga natyra apo duke i kultivuar ato, si dhe duke mbarështuar kafshët, sipas metodave të rekomanduara të bujqësisë së integruar biologjike. Kësisoj, bëhet e mundur që klienteve tu ofrojmë prodhime cilësore dhe të garantuara, të shijshme e njëkohësisht të shëndetëshme.
Vendi ku ndodhet dyqani, por edhe lehtësirat e tjera që paraqet, bën të mundur që produktet e maleve tona: të Alpeve Shqiptare, të prodhuesve të Kelmendit e Shkrelit, Shalës e Shoshit, Pultit e Shllakut, të Pukës e të Tropojës, të Kukësit e të Dibrës, por edhe të Përmetit e Korçës, por edhe të zonave të tjera të vendit, të vijnë natyrshëm dhe shume afër konsumatorit që banon në Tiranë. Parimi ynë ka qënë dhe është, që të mund të kontribuojmë në të ushqyerit e klientëve sipas postulatit të Hipokratit: “Ushqimi ynë është ilaçi ynë dhe ilaçi ynë është ushqimi ynë”!