LULESHTRYLLE EGER B19

 

Luleshtrylle eger ose dredheza pylli te Pukes e ngrire 500L/ 500g

Frutat e bimës konsumohen të freskëta. Ato kanë një shije të shkëlqyer. Në të vërtetë, këto fruta janë shumë delikate në krahasim me luleshtrydhen e freskët. Frutat e egra të luleshtrydhes janë plot me antioksidantë dhe  ndihmojnë në nxjerrjen e radikaleve të lira nga organizmi. Përdorimi i luleshtrydhes së egër ndihmon në parandalimin dhe zbutjen e simptomave të diabetit, kolesterolit të lartë dhe arterosklerozës. Lëngu i nxjerrë nga luleshtrydhja e egër përmban vlera terapeutike kundër gastritit. Duke qenë se fruti ka vlera anti bakteriale, dikur lëngu i frutave përdorej për të trajtuar tiroidet. Lëngu i luleshtrydhes së egër rekomandohet kundër sëmundjeve të mëlçisë si hepatiti dhe cirroza. Lëngu duhet konsumuar me stomakun bosh. Duhet të pini tri gota në ditë dhe të stimuloni aktivitetin e mëlçisë duke përmirësuar qelizat e saj. Luleshtrydhja e egër përfaqëson një eliksir për lëkurën, sepse parandalon rrudhat dhe e bën lëkurën më të freskët. Frutat mund t’i shtypni dhe të bëni një maskë ushqyese dhe plot të mira për lëkurën tuaj.

 

1,000 L


Warning: sizeof(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/www/organicshop.al/wp-content/themes/organicwebshop/woocommerce/single-product/add-to-cart/simple.php on line 70

Warning: sizeof(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/www/organicshop.al/wp-content/themes/organicwebshop/woocommerce/single-product/meta.php on line 15