VAJ ARRE F02

Vaj arre 500L/50g

Vaji i arrës është i pasur me vitamina dhe minerale. Pranohet që bën çudira për lëkurën, madje rekomandohet për njerëzit që kërkojnë të kenë një lëkurë që i reziston moshës dhe të mrekullueshme. Vaji i arrës është fantastik për të luftuar rrudhat. Përbërja e tij dhe aplikimi i rregullt i këtij vaji në lëkurë ndihmon dhe zbut rrudhat si ato të parat ashtu edhe ato më të thellat duke i bërë ato të zhduken me kalimin e kohës. Kuron infeksionet. Nuk ka njeri që nuk ka vuajtur nga infeksionet mykotike. Vaji i arrës është përgjigjia. Ai ndihmon jashtëzakonisht mirë me këto infeksione kryeneçe.

Konsumimi i vajit të arrës ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Rrjedhimisht kjo do të çojë në uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare. Kjo është vetëm një nga arsyet e shumta përse duhet ta shtoni vajin e arrës në dietën tuaj. Konsumimi i vajit të arrës ndihmon enët e gjakut duke u dhënë atyre më shumë forcë për një funksionim më normal. Përfshijeni këtë vaj në një sërë recetash të shijshme. Vaji i arrës për një trup në superformë. Po, është e vërtetë. Vaji i arrës ndihmon me shkrirjen e dhjamit në zonën e barkut. Nëse e konsumoni me sallata, do të ndiheni të ngopur shumë shpejt. Mund të zëvendësoni vajrat e tjerë që përdorni me vajin e arrës. Ky i fundit gjithashtu ndihmon me pagjumësinë dhe ju ofron një natë të qetë e gjumë të ëmbël sepse ka melatoninë në përmbajtjen tij. Vaji i arrës është i mirë edhe për njerëzit që kanë një stil të çrregullt gjumi./AgroWeb.org

500 L